“Me dy njerëz të sëmurë, ka shumë gjëra që publiku nuk i di”, Shkurta qan teksa flet për jetën e saj
Banorja e Big Brother VIP Kosova, Shkurta, ka ndarë një moment të thellë emocional brenda shtëpisë, teksa ka folur për sfidat e vështira që ka shoqëruar jetën e saj personale dhe punën e saj humanitare. Gjatë një bisede me Ibron dhe Labin, ajo u shpreh se për vite me radhë është përballur me situata të…
ShowBiz
Banorja e Big Brother VIP Kosova, Shkurta, ka ndarë një moment të thellë emocional brenda shtëpisë, teksa ka folur për sfidat e vështira që ka shoqëruar jetën e saj personale dhe punën e saj humanitare.
Gjatë një bisede me Ibron dhe Labin, ajo u shpreh se për vite me radhë është përballur me situata të rënda, duke u kujdesur për vëllain e saj të sëmurë dhe duke mbajtur në këmbë shoqatën që drejton.
E emocionuar, Shkurta tregoi se shpesh është përballur me keqinterpretim, gjykim dhe qëndrime të padrejta nga njerëz që, sipas saj, nuk e kuptojnë sakrificën e saj të vërtetë.
“Për mua është e rëndë që me dy njerëz të sëmurë, të tjerët të të sulojnë, kur ti u jep bukë, ata të gjuajnë me gurë. Nënën e kam pas në spital, rrudhat më kanë dalë para kohe”, u shpreh ajo ndër të tjera, e pushtuar nga emocionet.
Ajo shtoi se ka shumë situata dhe sfida që publiku nuk i njeh dhe nuk i sheh, duke nënvizuar se barra që mbart jashtë shtëpisë është shumë më e rëndë se ajo që shfaqet në ekran.
Momenti i saj prekës ka prekur publikun dhe ka hapur diskutime për sfidat e padukshme që shpesh mbartin personazhet publikë.
