Kush është personi që dha 40 mijë euro dhe shtëpinë e tij si dorëzani për lirimin e Fadil Fazliut nga Haga?

Plotë 40 mijë euro dhe shtëpinë e tij i dha si dorëzani Jashar Fazliu për lirimin e Fadil Fazliut i cili që një vit gjendet në burgun e Hagës. Djali i Fadilit, Fahriu ka bërë të ditur se kushëriri i tyre Jashari i dha 40 mijë euro si dorëzani, pasi familja e tyre nuk kanë…

Lajme

04/12/2025 18:09

Plotë 40 mijë euro dhe shtëpinë e tij i dha si dorëzani Jashar Fazliu për lirimin e Fadil Fazliut i cili që një vit gjendet në burgun e Hagës.

Djali i Fadilit, Fahriu ka bërë të ditur se kushëriri i tyre Jashari i dha 40 mijë euro si dorëzani, pasi familja e tyre nuk kanë aq para për të ofruar.

 

“Dorzania është bërë fillimisht nga kushëriri jonë i cili gjendet në Australi, ai është Jashar Fazliu sepse familja e ngushtë e Fadil Fazliut nuk kanë mundësi të sigurojnë atë shumë. Se është keqkuptu, ato i ka dhënë një kusheri i jonë i afërt i cili është Jashar Fazliu, të cilit i jemi mirënjohës dhe falenderues. Ai ka bërë edhe dorzanin, e ka dhënë edhe certifikatën e pronës së tij e ka lënë si dorzani për lirimin e Fadil Fazliut. Ajo dorzani i është refuzuar sot dhe i është vazhduar paraburgimi për dy muaj”, tha Fazliu në Dukagjin.

Ndryshe kjo kërkesë është refuzuar nga Specialja.