113 vjet nga themelimi i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Begaj: Krenarë me pjesëmarrjen në misione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së

Sot janë bërë 113 vjet nga themelimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në një postim në Facebook shkruan se Forcat e Armatosura, me angazhimin, përkushtimin dhe profesionalizimin e tyre, kanë arritur me sukses të jenë në lartësinë e detyrës për sigurimin e pavarësisë dhe mbrojtjes së vendit.…

Lajme

04/12/2025 09:39

Sot janë bërë 113 vjet nga themelimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në një postim në Facebook shkruan se Forcat e Armatosura, me angazhimin, përkushtimin dhe profesionalizimin e tyre, kanë arritur me sukses të jenë në lartësinë e detyrës për sigurimin e pavarësisë dhe mbrojtjes së vendit.

Lexoni të plotë postimin:

Forcat e Armatosura, me angazhimin, përkushtimin dhe profesionalizimin e tyre, kanë arritur me sukses të jenë në lartësinë e detyrës për sigurimin e pavarësisë dhe mbrojtjes së vendit.

Pjesëmarrja në misione dhe operacione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së na bën krenarë dhe kontribuues me vlera në sigurinë kolektive.

Gëzuar 113-vjetorin FARSH!.