Alban Krasniqi i reagon ambasadorëve duke tentuar t’u shes mend se për çfarë duhet reaguar, s’e lë rehat as opozitën
Anëtari i VV-së në KQZ, Alban Krasniqi iu ka reaguar ambasadorëve në Kosovë në lidhje me moscertifikimin e KQZ-së, veprim të cilin ndërkombëtarët e kanë parë me shqetësim. Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shqetësimi i vërtetë do të duhej të ishte ngulfatja e të drejtës demokratike dhe pjesëmarrjes politike të komunitetit…
Lajme
Anëtari i VV-së në KQZ, Alban Krasniqi iu ka reaguar ambasadorëve në Kosovë në lidhje me moscertifikimin e KQZ-së, veprim të cilin ndërkombëtarët e kanë parë me shqetësim.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shqetësimi i vërtetë do të duhej të ishte ngulfatja e të drejtës demokratike dhe pjesëmarrjes politike të komunitetit serb nga ana e Listës serbe.
“Lista Serbe përveç faktit që është pjesëmarrëse direkte në sulmet dhe veprimet kriminale dhe terroriste kundër rendit kushtetues, ajo gjithashtu kontrollon dhe menaxhon me financat e Vuçiqit në Kosovë duke shantazhuar qytetarët serb në Kosovë dhe duke i përdorur ato mjete për financimin e kriminelëve që kanë sulmuar përveç policisë së Republikës së Kosovës edhe vet pjestarët e KFOR, pra bashkëkombasit tuaj”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka listuar edhe një shqetësim tjetër, për çka i ka bërë bashkë opozitën me Listën Serbe.
“E dyta, është heshtja juaj ndaj bllokimit që opozita me Listën Serbe po i bëjnë ushtrimit të së drejtës demokratike të mërgatës për të votuar”, ka shtuar Krasniqi në Facebook.
Ambasada e Britanisë së Madhe, ajo e Gjermanisë, Italisë, SHBA-ve dhe OSBE-ja, kanë reaguar pasi KQZ nuk e ka certifikuar Listën Serbe dje në mbledhjen e KQZ-së.
Ata janë shprehur të shqetësuar në lidhje me këtë veprim, ndërsa ambasada e SHBA-ve e ka quajtur veprim përçarës të VV-së. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i Krasniqit: