LDK shkon në zgjedhje me Abdixhikun si kandidat për kryeministër
Unanimisht, me asnjë abstenim dhe asnjë kundër, Lumir Abdixhiku mori besimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, për të qenë i pari në listë. Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së nuk pati të nominuar tjetër për ta bërë kandidaturën kontest brendapartiak. Lidhja Demokratike e Kosovës garon në emër ndërsa për koalicion…
Lajme
Unanimisht, me asnjë abstenim dhe asnjë kundër, Lumir Abdixhiku mori besimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, për të qenë i pari në listë.
Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së nuk pati të nominuar tjetër për ta bërë kandidaturën kontest brendapartiak.
Lidhja Demokratike e Kosovës garon në emër ndërsa për koalicion si parti të brendashkrirë në listën e vet, ka marrë Partinë për Drejtësi të Ferid Aganit.
Ndërsa negociatat me Nisman Socialdemokrate doli të jenë ndaluar, pas një rezistence të strukturave të kësaj partie. /Lajmi.net/