​Lucas Philippe i Francës zgjidhet president i ri i Interpolit

Zyrtari francez Lucas Philippe u zgjodh president i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale Interpol të enjten. Votimi u zhvillua në Marakesh, Marok, si pjesë e Asamblesë së 93-të të Përgjithshme të Interpolit, e cila bashkon organizatat policore nga bota, raporton KosovaPress. Philippe, i cili shërben si këshilltar për Marrëdhëniet Evropiane dhe Ndërkombëtare në Drejtorinë e…

Bota

27/11/2025 22:53

Zyrtari francez Lucas Philippe u zgjodh president i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale Interpol të enjten.

Votimi u zhvillua në Marakesh, Marok, si pjesë e Asamblesë së 93-të të Përgjithshme të Interpolit, e cila bashkon organizatat policore nga bota, raporton KosovaPress.

Philippe, i cili shërben si këshilltar për Marrëdhëniet Evropiane dhe Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Kombëtare Franceze, u zgjodh për një mandat katërvjeçar, transmeton Anadollu.

Ai në këtë post vjen pas skadimit të mandatit të Ahmed Nasser al-Raisi nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Asambleja e Përgjithshme është organi suprem drejtues i Interpolit dhe përbëhet nga delegatë të emëruar nga qeveritë e vendeve anëtare.

Ajo mblidhet një herë në vit dhe merr të gjitha vendimet kryesore që ndikojnë në politikën e përgjithshme, burimet e nevojshme për bashkëpunimin ndërkombëtar, metodat e punës dhe financat.