Ekzekutohen pagat e muajt tetor e nëntor në RTK

U.D. Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Hysen Hundozi ka bërë të ditur se janë ekzekutuar pagat për muajt tetor dhe nëntor për punëtorët e transmetuesit publik, pas ndarjes së mjeteve nga Qeveria e Republikës së Kosovës. “Kjo u mundësua falë përpjekjeve intensive institucionale për të nxjerrë RTK-në nga situata e rënduar financiare, e shkaktuar nga…

Lajme

27/11/2025 17:10

U.D. Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Hysen Hundozi ka bërë të ditur se janë ekzekutuar pagat për muajt tetor dhe nëntor për punëtorët e transmetuesit publik, pas ndarjes së mjeteve nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Kjo u mundësua falë përpjekjeve intensive institucionale për të nxjerrë RTK-në nga situata e rënduar financiare, e shkaktuar nga mungesa e vendimmarrjes në Kuvendin e Kosovës. E di që kjo periudhë ka qenë sfiduese për institucionin tonë, dhe dua t’i falënderoj të gjithë ata që, me besim, durim dhe përkushtim, kanë kontribuar në ruajtjen e funksionimit të RTK-së”, ka shkruar Hundozi.

Ai ka thënë se gjatë këtij viti është punuar në rrethana të jashtëzakonshme, duke u përballur me sfida të rënda financiare.“Megjithatë, puna ka vazhduar me avancime të dukshme në raportet me punëtorët, forcimin e ligjshmërisë dhe hapjen ndaj bashkëpunimit me partnerë vendorë e ndërkombëtarë. Pas konstituimit të Kuvendit të ri që do të dalë nga zgjedhjet parlamentare, do të angazhohemi maksimalisht për të gjetur zgjidhje ligjore dhe të qëndrueshme për financimin, pronën dhe çështjet e tjera jetike për RTK-në”, ka shkruar tutje Hundozi.

Ai ka thënë se kanë vizion të qartë dhe konkret për të ardhmen e RTK-së si një transmetues i mirëfilltë publik dhe do të punojnë me vendosmëri e përkushtim për ta realizuar atë.

Postimi i plotë:

Të nderuar kolegë,
Sapo kemi ekzekutuar pagat për muajt tetor dhe nëntor, pas ndarjes së mjeteve nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Kjo u mundësua falë përpjekjeve intensive institucionale për të nxjerrë RTK-në nga situata e rënduar financiare, e shkaktuar nga mungesa e vendimmarrjes në Kuvendin e Kosovës.
E di që kjo periudhë ka qenë sfiduese për institucionin tonë, dhe dua t’i falënderoj të gjithë ata që, me besim, durim dhe përkushtim, kanë kontribuar në ruajtjen e funksionimit të RTK-së.
Gjatë këtij viti kemi punuar në rrethana të jashtëzakonshme, duke u përballur me sfida të rënda financiare. Megjithatë, puna ka vazhduar me avancime të dukshme në raportet me punëtorët, forcimin e ligjshmërisë dhe hapjen ndaj bashkëpunimit me partnerë vendorë e ndërkombëtarë.
Pas konstituimit të Kuvendit të ri që do të dalë nga zgjedhjet parlamentare, do të angazhohemi maksimalisht për të gjetur zgjidhje ligjore dhe të qëndrueshme për financimin, pronën dhe çështjet e tjera jetike për RTK-në.
Ne kemi një vizion të qartë dhe konkret për të ardhmen e RTK-së si një transmetues i mirëfilltë publik dhe do të punojmë me vendosmëri e përkushtim për ta realizuar atë./Lajmi.net/