Votohet bartja e mjeteve buxhetore nga viti 2024 në 2025

Në Kuvendin Komunal të Prishtinës, është votuar bartja e mjeteve buxhetore nga vitit 2024 në vitin 2025. Kjo do t’i mundësoj Komunës së Prishtinës të paguaj disa borxhe dhe të fillon funksionimi i rregullt i disa ndërmarrjeve, e një prej tyre edhe Trafikut Urban. Këto mjete buxhetore që do të barten nga viti i kaluar…

Lajme

27/11/2025 16:11

Në Kuvendin Komunal të Prishtinës, është votuar bartja e mjeteve buxhetore nga vitit 2024 në vitin 2025.

Kjo do t’i mundësoj Komunës së Prishtinës të paguaj disa borxhe dhe të fillon funksionimi i rregullt i disa ndërmarrjeve, e një prej tyre edhe Trafikut Urban.

Këto mjete buxhetore që do të barten nga viti i kaluar në këtë vit, kapin shifrën e 28 milionë eurove.

Në këtë seancë kanë marrë pjesë 41 asamblistë.

Edhe në këtë seancë, i pari i kryeqytetit, Përparim Rama i bëri thirrje ministrit në detyrë të Financave Hekuran Muratit, që t’i miratojë 35 milionë eurot që i takojnë kryeqytetit prej tyre 25 milionë të hyra vetanake dhe 10 milionë grante.

Prishtina po përballet me vështirësi në funksionim, për shkak të mosvotimit të buxhetit për vitin 2025 në Kuvend Komunal sipas afateve, e më pas ajo nuk u votua as në Kuvend Komunal.

Prishtina, Gjilani dhe Zubin Potoku nuk e kanë votuar buxhetin për vitin 2025. /Lajmi.net/