Sveçla i VV-së i jep kritika kryetarit Rama: Menaxher dhe borxhli i keq, kur shpërthejnë situatat del e merret me emra të veçantë të Lëvizjes
Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, ka kritikuar me ashpërsi punën e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Pëparim Rama, duke e cilësuar si një “menaxher të keq” dhe “borxhli të keq”. Sveçla tha se pas qëndrimit të Ramës në Londër, pasojat e menaxhimit të dobët po i paguan qyteti i tërë.…
Lajme
Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, ka kritikuar me ashpërsi punën e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Pëparim Rama, duke e cilësuar si një “menaxher të keq” dhe “borxhli të keq”.
Sveçla tha se pas qëndrimit të Ramës në Londër, pasojat e menaxhimit të dobët po i paguan qyteti i tërë. Ai përmendi borxhe të shumta të ndërmarrjeve komunale, faturat e papaguara dhe borxhet për operatorët ekonomikë dhe energjinë elektrike.
“Jemi këtu për shkak të marrezive të Pëparimit Ramës. Kemi kryetar të dështuar. Pëparimi nuk është vetëm menaxher i keq, por edhe borxhli i keq. Ai iu ka shumicës së ndërmarrjeve komunale borxh, operatorëve ekonomikë, gjithandej fatura të papaguara, borxh për rrymë. Deri sa ka qenë në Londër pasojat i ka bartur vet dhe bashkëpunëtoret e tij. Në Prishtinë pasojat e borxheve po i paguan qyteti i tërë, dhe pastaj kur të zihen punët dhe shpërthejnë situatat, del e merret me emra të veçantë të Lëvizjes Vetëvendosje, sulmon aktivistët tanë dhe njerëzit tanë”, tha Sveçla./Lajmi.net/