Zhduket një 32 vjeçar në Gjilan, vetura e tij është gjetur afër pendës së fshatit Livoq – Policia në kërkim të tij
Një 32 vjeçar është larguar nga shtëpia e tij sot rreth orës 07:00 në mëngjes, dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjilan, Valon Osmani ka thënë se vetura e tij është gjetur në afërsi të pendës së fshatit Livoq, shkruan lajmi.net. “Njësitë policore relevante, së bashku me…
Lajme
Një 32 vjeçar është larguar nga shtëpia e tij sot rreth orës 07:00 në mëngjes, dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjilan, Valon Osmani ka thënë se vetura e tij është gjetur në afërsi të pendës së fshatit Livoq, shkruan lajmi.net.
“Njësitë policore relevante, së bashku me ekipet e Zjarrfikësve dhe të Emergjencës, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave dhe gjetjen e personit. Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar rasti “Person i zhdukur””, ka thënë Osmani për lajmi.net. /Lajmi.net/