Shkoi në Amerikë për trajnim dhe nuk u kthye më, Maqedonci: Është larguar menjëherë nga FSK, kemi kontakte me autoritetet atje për kthimin e tij
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është deklaruar për ish-ushtarin e Forcës së Sigurisë së Kosovës i cili nuk është kthyer nga një trajnim zyrtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke qëndruar atje ilegalisht. Për këtë rast, Maqedonci, ka thënë se ka ndodhur para pesë muajve, dhe se, rastin e kanë adresuar menjëherë…
Lajme
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është deklaruar për ish-ushtarin e Forcës së Sigurisë së Kosovës i cili nuk është kthyer nga një trajnim zyrtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke qëndruar atje ilegalisht.
Për këtë rast, Maqedonci, ka thënë se ka ndodhur para pesë muajve, dhe se, rastin e kanë adresuar menjëherë pasi që janë informuar te autoritetet e SHBA’ve, dhe në ambasadën e Kosovës në SHBA.
‘’Sa i përket rastit të dy pjesëtarëve të FSK’së, së pari ky rasti që ka qëndruar dhe vazhdon që qëndrojë ai pjesëtari në SHBA, ka ndodhur diku para pesë muajve pra nuk është brenda 3 muajve, është rast i izoluar normalisht. Rast që nuk ndodh vetëm te ne, ndodh në shumë vende të cilat kanë lëvizje të ushtarakëve në shtete të ndryshme. Ne kemi pas një kontingjent prej më shumë se 130 pjesëtarëve të FSK’së në SHBA, dhe këtë rastin e izoluar ku një pjesëtar i yni ka qëndruar atje, ne e kemi adresuar menjëherë pasi që jemi informuar te autoritetet e SHBA’ve, dhe në ambasadën tonë në SHBA’’, ka thënë ai.
Maqedonci ka bërë të ditur edhe se ushtari është larguar menjëherë nga FSK dhe se kanë vendosur kontakte me SHBA’të për kthimin e tij në Kosovë.
‘’Normalisht ai është larguar menjëherë nga FSK, kemi vendosur kontakte me autoritetet në SHBA për kthimin në Kosovë. Në rastin më të mirë, ai asnjëherë nuk mund të arrijë të legjitimojë qëndrimin e tij në SHBA’’, ka thënë ai.