A ka LVV-ja marrëveshje me ndonjë parti për koalicion parazgjedhor? Flet Murati

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, nuk ka bërë të ditur nëse Lëvizja Vetëvendosje do të bëjë ndonjë koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 28 dhjetor. “Ka afat që të prezantohen. Normalisht si LVV ka diskutime dhe ka pasur, ne kemi pasur partnerët e deritanishëm partinë Guxo dhe…

Lajme

27/11/2025 14:01

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, nuk ka bërë të ditur nëse Lëvizja Vetëvendosje do të bëjë ndonjë koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 28 dhjetor.

“Ka afat që të prezantohen. Normalisht si LVV ka diskutime dhe ka pasur, ne kemi pasur partnerët e deritanishëm partinë Guxo dhe Alternativën, që si rezultat i bashkëpunimit shumë të mirë besoj që ka gatishmëri të vazhdohet tutje. Ndërkaq sa u përket bashkëpunimeve të reja, besoj që mbetet të shihet dhe i takon subjektit të deklarohet për këtë çështje”, tha Murati.