“Juve duhet me ja sh*** edhe Muhamedit edhe Jezusit” – Aktori Dardan Gashi tregon momentet se si u fyen gruaja e tij bashkë me fëmijët në sheshin e Prishtinës

Aktori Dardan Gashi ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas një incidenti që, sipas tij, ka ndodhur sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ku bashkëshortja dhe fëmijët e tij janë përballur me fyerje të rënda nga një person i panjohur. Gashi rrëfen se fillimisht kishte qenë në një aktivitet shkollor për 28 Nëntorin, ku…

Lajme

26/11/2025 22:32

Aktori Dardan Gashi ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas një incidenti që, sipas tij, ka ndodhur sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ku bashkëshortja dhe fëmijët e tij janë përballur me fyerje të rënda nga një person i panjohur.

Gashi rrëfen se fillimisht kishte qenë në një aktivitet shkollor për 28 Nëntorin, ku djali i tij 9-vjeçar kishte performuar me klasën, duke i emocionuar të gjithë familjarët. Por gëzimi i asaj dite, sipas tij, u kthye në tronditje pak më vonë.

Sipas postimit të tij, teksa bashkëshortja ecente në shesh me dy fëmijët, djali i tyre preku lehtë këmbën e një burri rreth të tridhjetave, gjë që Gashi thotë se u pasua me shpërthim fyerjesh nga ana e këtij personi.

Ai shkruan se burri i kishte ofenduar rëndë bashkëshorten dhe kishte përdorur gjuhë blasfemuese:

“Juve duhet me ja sh* edhe Muhamedit edhe Jezusit.”**

Postimi i plotë i aktorit:

Skandal në një ditë gëzimi
Sot djali im 9-vjeçar pati programin shkollor për 28 Nëntorin. I veshur me pantallona të zinjë dhe me bluzën me shqiponjën dykrenare në gjoks, ai shkëlqeu në skenë bashkë me shoqet dhe shokët e klasës duke kënduar “Mora fjalë”. Na emocionuan të gjithëve – mua, bashkëshorten dhe fëmijët.
Pas programit, bashkëshortja mori fëmijët dhe shkoi te takohej me motrën e saj në sheshin “Zahir Pajaziti”. Nili, i emocionuar e i gëzuar, duke ecur në shesh preku lehtë këmbën e një djali rreth të 30-ave. Një prekje e pafajshme e një fëmije 9-vjeçar, i shoqëruar me nënën e tij të mbuluar… dhe kjo mjaftoi që ky tip i sëmurë nga islamofobia të shpërthente në ofendime ndaj një nënë me dy fëmijë të vegjël.
E shau, e ofendoi në mënyrën më banale. Dhe kur pa që po injorohej, ai vazhdoi me fyerje që s’kanë vend në asnjë shoqëri: “Juve duhet me ja sh*** edhe Muhamedit edhe Jezusit.”
I befasuar dhe i tronditur, Nili mori telefonin e nënës dhe më thirri për të treguar çfarë kishte ndodhur.
Falenderoj Allahun që nuk e kam takuar unë përballë. Sot lajmet ndoshta do të raportonin për një Dardan që as familja, as shoqëria, as kush nuk e kishte njohur “ashtu”. I mbushur me mllef vendosa të shprehem publikisht.
Ky tip është produkt i narrativave të atyre gerrgjylave të moshuar të “Lëvizjes së Deçanit” dhe pseudo-profesorëve si Blerim Latifi, që ushqejnë kokat bosh me urrejtje ndaj muslimanëve. Por duhet ta kuptojnë një gjë: çdo mllef ka një kufi. E kur shperthen, le ta dinë këta islamofobë që, vallahi, në damarët tanë qarkullon gjaku i Shaban Polluzhës e Azem Galicës.
Një betim po ua bëj: nuk kam krenari më të madhe sesa me e mbrojt nderin dhe familjen time, me çdo çmim./Lajmi.net/