Aksident i rëndë trafiku në Llaushë të Skenderajt – dy persona të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Llaushë të Skenderajt. Dy persona kanë mbetur të lënduar nga ky aksident, ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti “Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 13:25, në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë, në segmentin rrugor në…

Lajme

26/11/2025 14:41

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Dy persona kanë mbetur të lënduar nga ky aksident, ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 13:25, në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë, në segmentin rrugor në fshatin Llaushë. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura, përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar dy persona.”, tha Zahiti./lajmi.net/