Hamza takon udhëheqësit e OVL-UÇK: Çdo rrëfim i tyre na kujton se ky shtet u ndërtua me sakrifica që as koha dhe as harresa nuk mund t’i shlyejnë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza është takuar sot me udhëheqësit e OVL-UÇK. Hamza në postimin e tij ka thënë se çdo rrëfim i tyre na kujton se ky shtet u ndërtua me sakrifica që as koha dhe as harresa nuk mund t’i shlyejnë, transmeton lajmi.net. Postimi i plotë: Sot i prita udhëheqësit e OVL-së së…

Lajme

26/11/2025 14:06

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza është takuar sot me udhëheqësit e OVL-UÇK.

Hamza në postimin e tij ka thënë se çdo rrëfim i tyre na kujton se ky shtet u ndërtua me sakrifica që as koha dhe as harresa nuk mund t’i shlyejnë, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Sot i prita udhëheqësit e OVL-së së UÇK-së, burra që bartin me krenari plagët dhe kujtimet e luftës sonë të lavdishme. Çdo rrëfim i tyre na kujton se ky shtet u ndërtua me sakrifica që as koha dhe as harresa nuk mund t’i shlyejnë.

Kosova që duam sot, më e zhvilluar, më e fortë, më dinjitoze, duhet të mbështetet mbi vlerat që heronjtë tanë i mbrojtën me jetë.

Lavdi të rënëve dhe respekt të përjetshëm për të gjithë ata që dhanë gjithçka për lirinë dhe shtetin tonë!/lajmi.net/