Sorensen: Spanja riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë–Serbi

I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen, ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Spanjës, Jose Manuel Albares, ku diskutuan për çështjen e dialogut, të cilën Sorensen e ka cilësuar si të dobishme. “Mirënjohës për interesimin e qëndrueshëm të Spanjës dhe mbështetjen e fortë për avancimin e procesit të normalizimit”, ka shkruar…

Lajme

26/11/2025 13:37

I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen, ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Spanjës, Jose Manuel Albares, ku diskutuan për çështjen e dialogut, të cilën Sorensen e ka cilësuar si të dobishme.

“Mirënjohës për interesimin e qëndrueshëm të Spanjës dhe mbështetjen e fortë për avancimin e procesit të normalizimit”, ka shkruar ai në platformën sociale X.

Javë më parë, Sorensen kishte takuar edhe ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen.

Gjatë takimit, Sorensen dhe Valtonen kanë diskutuar në detaje mbi procesin e dialogut.

“Jam mirënjohës për interesimin dhe mbështetjen e ofruar për procesin e normalizimit”, ka shkruar ai në platformën sociale X.