Vëllai i Shpat Kasapit rrëfen momentet kritike, zbulon si ndodhi ngjarja: Jemi të shokuar…
Ka humbur jetën në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Lajmi tragjik familjarëve u ka ardhur në orët e vona të së martës, ndërsa ai ndodhej në Itali me bashkëshorten dhe djalin e tij të vogël, për një kontroll mjekësor për të birin. Në një intervistë për Top Channel, vëllai i këngëtarit u shpreh…
ShowBiz
Ka humbur jetën në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi.
Lajmi tragjik familjarëve u ka ardhur në orët e vona të së martës, ndërsa ai ndodhej në Itali me bashkëshorten dhe djalin e tij të vogël, për një kontroll mjekësor për të birin.
Në një intervistë për Top Channel, vëllai i këngëtarit u shpreh se ndihma e shpejtë i është dhënë në banesë, por mjekët nuk kanë mundur ta shpëtojnë, ndërsa dyshohet për një atak kardiak.
Shpat Kasapi ishte konfirmuar si një nga banorët e Big Brother Albania VIP 5, që do të nisë në dhjetor, ndërsa sipas të vëllait Albinit, ai e priste me shumë entuziazëm.
“E kishe me qejf, e pranoi me entuziazëm… jemi të shokuar, jemi të dëshpëruar. Iku!”, u shpreh ai.
Në gjendje të rënduar dhe të shokuar nga lajmi, ai tha se po shpresonin që ky lajm që u erdhi nga Italia të mos ishte i vërtetë, por për fat të keq vdekja e tij u konfirmua.
I pyetur nëse më parë këngëtari ka pasur probleme shëndetësore, vëllai i tij tha se ka pasur disa shqetësime të vogla nga zemra, por jo diçka serioze.
Trupi i tij ndodhet në Itali, ndërsa në vijim pritet që të kryhen procedurat për të mbërritur pranë familjarëve.