​Stojkoviq: Ndërhyrja e Sheshelit për të mbrojtur Vuçiqin tregon se presidenti serb është në telashe

Deklaratat e politikanit serb Vojislav Sheshel në mbrojtje të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq sa i përket akuzave për përfshirjen e tij në rastin “Sarajevo Safari” janë dëshmi se ky i fundit është në telashe, konsideron avokati serb Cedomir Stojkoviq. Sheshel në një emision për një emsion në Serbi është munduar të shfajësosjë plotësisht Vuçiqin nga…

Lajme

25/11/2025 16:35

Deklaratat e politikanit serb Vojislav Sheshel në mbrojtje të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq sa i përket akuzave për përfshirjen e tij në rastin “Sarajevo Safari” janë dëshmi se ky i fundit është në telashe, konsideron avokati serb Cedomir Stojkoviq.

Sheshel në një emision për një emsion në Serbi është munduar të shfajësosjë plotësisht Vuçiqin nga akuzat se iu ishte bashkuar ‘safarive të snajperistëve’ që vrisnin civilë në Sarajevë.

“Vetëm herën e parë ka shkuar në Sarajevë pa mua, ai u lajmërua si vullnetar, por si e kuptuan këta nga Pala se ai flet shkëlqyeshëm gjuhën angleze, menjëherë e kanë thirrur që të shkojë në Pale. Kështu që faktikisht nuk është kyçur në njësinë ku ka dashur të shkojë, e që është njësia e Sllavko Jeremiqit në varrezat e hebrenjve”, pretendoi Sheshel.

Në një postim në Facebook, Stojkoviq thekson se çdo herë që Sheshel del publikisht për të ndryshuar dëshminë ose qëndrimin e tij në mbrojtje të Vuçiqit, tregon se çështja është problematike, shkruan KosovaPress.

Stojkoviq thotë se Sheshel ka pasur rol kyç në krijimin e Partisë Përparimtare Serbe (SNS). Ai kujton periudhën kur Vuçiqi dhe Tomislav Nikoliq u shkëputën nga Partia Radikale Serbe (SRS) dhe themeluan SNS-në, duke thënë se Shesheli, nga paraburgimi në Hagë, shfaqi publikisht zemërim ndaj tyre si pjesë e një “operacioni të fshehtë” për ta paraqitur në Perëndim largimin e Vuçiqit nga politika radikale si të besueshëm.

Në vitin 2018, në Hagë, Sheshel u dënua me dhjetë vjet burgim për krime lufte kundër popullatës kroate në fshatin Hërtkovci të Vojvodinës.

E siç thotë Stojkoviq, pas kthimit në Serbi, ishte Vuçiqi që i dha hapësirë të gjerë në media dhe e fuqizoi politikisht e ekonomikisht Sheshelin.

Duke iu referuar situatës aktuale, avokati serb vlerëson se Sheshel po rikthehet në të njëjtën “rol” si më parë, duke e quajtur misionin e tij publik si përpjekje për “ta larë” Vuçiqin nga përgjegjësitë e mundshme.