Labinot Rexha flet me kamerat, Santiana Maloku reagon ashpër duke e quajtur ‘Palaço’
Një video e Labinotit nga brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4 solli reagime të shumta, përfshirë edhe atë të Santiana Malokut. Në klipin që po qarkullon, Labinoti shihet duke folur drejtpërdrejt me kamerat, sikur t’i drejtohej publikut jashtë. Ai shprehet me ton emocional: “Ju dua shumë, gjithë diasporën, kudo që jeni. Gjithë ata që…
ShowBiz
Një video e Labinotit nga brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4 solli reagime të shumta, përfshirë edhe atë të Santiana Malokut.
Në klipin që po qarkullon, Labinoti shihet duke folur drejtpërdrejt me kamerat, sikur t’i drejtohej publikut jashtë.
Ai shprehet me ton emocional: “Ju dua shumë, gjithë diasporën, kudo që jeni. Gjithë ata që më keni marrë në dasma më herët, që po më merrni edhe tani… keni besim te unë, sepse nuk do t’ju zhgënjej asnjëherë”.
Kjo deklaratë, e cila për disa është parë si gjest falënderues, për të tjerë ka tingëlluar e tepruar duke qenë se Labinoti kishte vetëm 24 orë brenda shtëpisë.
Santiana Maloku ishte ndër të parat që reagoi. Ajo e shpërndau videon në InstaStory dhe si mbishkrim vendosi një fjalë të shkurtër: “Palaco”.
Nuk dihet nëse reagimi i saj lidhet me faktin që banorët shpesh i drejtohen publikut në mënyrë dramatike ose nëse ajo e pa këtë deklaratë si të pavend duke qenë se Labinoti sapo kishte hyrë në format.
Megjithatë, postimi i saj po komentohet gjerësisht, duke e shtuar edhe më shumë vëmendjen ndaj debatit të ri që po krijohet rreth banorit.
