Gjykata në Pejë e dënon me 6 vjet burgim të akuzuarin për vrasje të mbetur në tentativë
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se Departamenti për Krime të Rënda, në përbërje me trupin gjykues të kryesuar nga gjyqtari Armend Lokaj dhe anëtarët gjyqtarët Sami Sharraxhiu dhe Petrit Nrecaj, ka shpallur aktgjykimin në çështjen kundër të pandehurit A.H., me vendbanim në Pejë. Gjykata ka vendosur që të pandehurit A.H. t’i shqiptohet dënim me…
Lajme
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se Departamenti për Krime të Rënda, në përbërje me trupin gjykues të kryesuar nga gjyqtari Armend Lokaj dhe anëtarët gjyqtarët Sami Sharraxhiu dhe Petrit Nrecaj, ka shpallur aktgjykimin në çështjen kundër të pandehurit A.H., me vendbanim në Pejë.
Gjykata ka vendosur që të pandehurit A.H. t’i shqiptohet dënim me burgim efektiv prej 6 viteve për shkak të veprës penale “Vrasja e mbetur në tentativë”.
“Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit tëaktgjykimit, përmes kësaj Gjykate, pranë Gjykatës së Apelit në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.