KQZ kufizon shpenzimet e fushatës, ja sa mund të shpenzojnë subjektet politike

Komisioni Qendror Zgjedhor është duke zhvilluar mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje është diskutuar në lidhje me shpenzimet e fushatës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të cilat u takojnë partive politike. Gjatë kësaj mbledhje në kuadër të vendimit për shpenzimet e fushatës së zgjedhjeve, KQZ mori vendim për kufizimin e shpenzimeve, transmeton lajmi.net. Sipas vendimit të…

Lajme

24/11/2025 14:23

Komisioni Qendror Zgjedhor është duke zhvilluar mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje është diskutuar në lidhje me shpenzimet e fushatës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të cilat u takojnë partive politike.

Gjatë kësaj mbledhje në kuadër të vendimit për shpenzimet e fushatës së zgjedhjeve, KQZ mori vendim për kufizimin e shpenzimeve, transmeton lajmi.net.

Sipas vendimit të KQZ-së, një subjekt politik ka të drejtë të shpenzojë deri në 2,047,149 euro, pra jo më pak se një (1) euro për votues të regjistruar.

Kjo llogaritje është bërë duke u mbështetur në Rregulloren Zgjedhore nr. 07/2024 për fushatën e zgjedhjeve, monitorimin dhe deklarimin financiar si dhe duke u mbështetur në të dhënat e listës preliminare të votuesve, sipas të cilës numri i votuesve në vendin tonë është 2,076,422./Lajmi.net/