Rast i rëndë në Gadime të Lipjanit, raportohet se një person ka sulmuar me sëpatë ish gruan e tij

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Gadime të Ulët të Lipjanit. Siç ka raportuar Gazeta Sinjali, një burrë ka sulmuar me sëpatë ish-gruan e tij, pavarësisht se ndaj tij kishte urdhër mbrojtje Sipas informatave fillestare, rasti është raportuar në polici nga vëllai i viktimës, i cili ka njoftuar se motra e tij…

Lajme

24/11/2025 11:42

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Gadime të Ulët të Lipjanit.

Siç ka raportuar Gazeta Sinjali, një burrë ka sulmuar me sëpatë ish-gruan e tij, pavarësisht se ndaj tij kishte urdhër mbrojtje

Sipas informatave fillestare, rasti është raportuar në polici nga vëllai i viktimës, i cili ka njoftuar se motra e tij me inicialet S.A. është goditur rëndë në shtëpinë e saj nga ish-bashkëshorti K.E. nga Suhareka.

Gjendja shëndetësore e viktimës rezulton të jetë stabile, ndërsa njësitë policore dhe ato emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore.

Lajmi.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.