Rama – Kurtit e Muratit: Mos rrini në zyre e xhipa, hajde takohemi dhe bëjmë zgjidhje për punëtorët dhe qytetarët e Prishtinës
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka kërkuar që të takohet me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin dhe ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Muratin që të bisedojnë në lidhje me zhbllokimin e buxhetit. “Albin, Hekuran, mos rrini në zyra e në xhipa. Hajde takohemi dhe e bëjmë zgjidhjen për punëtorët dhe…
Lajme
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka kërkuar që të takohet me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin dhe ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Muratin që të bisedojnë në lidhje me zhbllokimin e buxhetit.
“Albin, Hekuran, mos rrini në zyra e në xhipa. Hajde takohemi dhe e bëjmë zgjidhjen për punëtorët dhe qytetarët e Prishtinës”, ka shkruar Rama në Facebook.
Ai ka marrë pjesë sot në protestën e punëtorëve të Trafikut Urban, pasi të njëjtit e kanë pezulluar sot punën për shkak të borxheve që Komuna e Prishtinës iu ka këtyre kompanive, punëtorët e të cilave kanë deklaruar se nuk kanë marrë paga që 6 muaj.
“Sot iu bashkova protestës sepse jam dhe do të jem gjithmonë me punëtorët dhe qytetarët e kryeqytetit. Prej një viti kërkojmë zhbllokimin e buxhetit, ndërsa ai vazhdon të mbahet padrejtësisht peng për interesa politike. Jam me ju punëtorë dhe do të qëndroj në krahun tuaj deri në zgjidhjen e këtij problemi dhe kthimin e shërbimeve që qytetarët meritojnë! Punëtorët po i presin pagat që u takojnë. Qytetarët po i presin shërbimet që u takojnë. Kryeqyteti po e pret buxhetin që i takon!”, ka shkruar Rama.
Ai iu ka thënë atyre të mos bëjnë politike me nevojat bazike të qytetarëve, pasi siç thotë Rama është “e pandershme dhe jonjerëzore”. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: