Kryesia e LDK-së mblidhet sot, nominohet kandidati për Kryeministër
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot. Mbledhja është paraparë të filloj në ora 15:00. Pos, diskutimit të rezultateve të zgjedhjeve lokale, ky subjekt pritet ta nominojë edhe kandidatin për kryeministër, e që pritet të jetë kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku. Ky subjekt politik tanimë i ka nisur përgatitjet për zgjedhjet…
Lajme
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot.
Mbledhja është paraparë të filloj në ora 15:00.
Pos, diskutimit të rezultateve të zgjedhjeve lokale, ky subjekt pritet ta nominojë edhe kandidatin për kryeministër, e që pritet të jetë kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku.
Ky subjekt politik tanimë i ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Fushata elektorale për këto zgjedhje nis më 17 dhjetor dhe përfundon më 27 dhjetor.
Abdixhiku i priu LDK-së edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke arritur që t’i marrë 171 mijë e 357 vota, apo 18.27 për qind./Lajmi.net/