Sot vazhdon seanca gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
Me fillim nga ora 09:30, në Pallatin e Drejtësisë do të mbahet seanca e shqyrtimi gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt. Për vijimin e seancës, ka shkruar edhe vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj. Ai tha se kjo javë është e vështirë për ta,…
Lajme
Me fillim nga ora 09:30, në Pallatin e Drejtësisë do të mbahet seanca e shqyrtimi gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt.
Për vijimin e seancës, ka shkruar edhe vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj.
Ai tha se kjo javë është e vështirë për ta, pasi më 29 nëntor bëhen dy vjet nga vrasja e më të dashurës së tyre.
“Përshëndetje, ju informojmë që do të vazhdojë gjykimi në rastin e vrasjes së më të dashurës tonë Liridona Ademaj. Java që po vjen është e vështirë për neve sepse më 29 nëntor bëhen dy vite nga vrasja e Liridonës tonë”.
“Nuk ka fjalë për të përshkruar pikëllimin që ndjejmë për të. Vetëm drejtësia e shpejtë, profesionale dhe pa gabime mund të na lehtësojë dhimbjen e rëndë që po e përjetojnë fëmijët e saj dhe ne”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndërkohë, në rastin e Liridona Ademaj kanë dëshmuar dëshmtarë okular, mjeku që bëri autopsinë, Naim Uka, eksperti Bujar Obertinca, ish-drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Shpend Haxhibeqiri, e të tjerë.