Nga nesër pezullohen linjat urbane, kompania“24 Yjet” del me një njoftim

“24 Yjet” ka pezulluar të gjitha linjat urbane për shkak se siç njofton kjo kompani, nuk janë paguar nga muaji maj, dhe kjo e ka vështirësuar tej mase punën për operim të rregullt. Në një postim në Facebook, kjo kompani thotë kanë “mbuluar shpenzimet për aq sa kemi pasë mundësi por ju njoftojme se nga…

Lajme

23/11/2025 16:34

“24 Yjet” ka pezulluar të gjitha linjat urbane për shkak se siç njofton kjo kompani, nuk janë paguar nga muaji maj, dhe kjo e ka vështirësuar tej mase punën për operim të rregullt.

Në një postim në Facebook, kjo kompani thotë kanë “mbuluar shpenzimet për aq sa kemi pasë mundësi por ju njoftojme se nga neser me datë 24.11.2025 jemi të detyruar të nderpresim operimin në të gjitha linjat si 10, 10 A, 10B, 10 C si dhe linjen nr 20”.

“Ne kërkojme mirëkuptimin e udhëtarve të cilët udhëtojnë me kompanin tonë, por përgjegjsia për këtë situatë nuk është e jona”, vijon njoftimi.

Postimi i plotë:

Njoftim për pezullimin e të gjitha linjave urbane ku operojnë “24 Yjet” SH.A

Ne si kompani e transportit urban që operojmë në komunen e Prishtinës që nga viti 2005, kur jemi themeluar si kompani kurr për asnjë ditë të vetme nuk kemi nderprerë për asnjë arsye operimin në linjat tona pavarsisht sfidave nepër të cilat kemi kaluar.

Që nga 1 Janari 2025 kemi lidhur kontratë me komunen e Prishtinës ku ne paguhemi sipas kontrates, nga muaji Maj 2025 nuk jemi paguar për shërbimet tona ku kjo ka vështërsuar tej mase punën për operimin e rregullt të vijave tona. Ne kemi pas takime të vazhdueshme me zyrtarët e komunes së Prishtinës ku jemi munduar që s’bashku të mos vim në këtë pikë.

Ne si kompani kemi mbuluar shpenzimet për aq sa kemi pasë mundësi por ju njoftojme se nga neser me datë 24.11.2025 jemi të detyruar të nderpresim operimin në të gjitha linjat si 10, 10 A, 10B, 10 C si dhe linjen nr 20.

Ne kërkojme mirëkuptimin e udhëtarve të cilët udhëtojnë me kompanin tonë, por përgjegjsia për këtë situat nuk është e jona.

Shpresojmë që njerzit përgjegjes për këtë situatë të reflektojnë dhe ne të kthehemi sa me shpejt me shërbimet tona, pa pagesen e obligimeve ndaj kompanisë tonë nuk do të fillojmë operimin në linjat tona.

Me shumë respekt:

“24 Yjet” Sh.a