Dugolli: Duhet të dominojë interesi i shtetit të Kosovës, buxheti duhej të kalonte të paktën

Ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli në “Politiko” komentoi datën e caktuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlametare të cilat do të mbahen muajin tjetër, pra me 28 dhjetor. Dugolli tha se kishte pritur që partitë opozitare të votonin të paktën për mandatarin e dytë, Glauk Konjufcën sepse shkuarja në zgjedhje do t’i kushton shumë…

Lajme

21/11/2025 23:50

Ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli në “Politiko” komentoi datën e caktuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlametare të cilat do të mbahen muajin tjetër, pra me 28 dhjetor.

Dugolli tha se kishte pritur që partitë opozitare të votonin të paktën për mandatarin e dytë, Glauk Konjufcën sepse shkuarja në zgjedhje do t’i kushton shumë shtetit dhe se nuk ishte e nevojshme për një gjë të tillë.

Ai tha se partitë politike të paktën duheshte që ta votonin buxhetin për tri komunat, Prishtinë, Gjilan e Zubin Potok dhe buxhetin për vitin 2026 në mënyrë që të mos humbin milionat nga marrëveshjet ndërkombëtare prej të cilave mund të përfitonte shteti i Kosovës e veçanërisht, qytetarët.

“Po tash jemi para situatës ku gjithçka është e qartë, pra me 28 dhjetor qytetarët do të japin verdiktin e tyre dhe do të vendosin për të ardhmen e tyre për të fuqizu ato objektivat që ata i shohin. Para se të flasim për datën 28 dhjetor, unë personalisht edhe si qytetar edhe si ish deputet, kam shprsu shumë dhe kam besu shumë që partitë politikedo t’a tejkalojnë vetveten. E di që për sa i përket votimit të mandatarit, Konjufcës, kam qenë skeptik në kuptimin e asaj për shkak se barrikadimi apo pozicionimi i partive politike ka qenë asi lloji që nuk jepte fort shpresa, por kam besu diçka tjetër. Kam besu që para se të shkojmë në vendimin që Presidentja u detyru që ta merr për shpërbërjen e Parlamentit, të gjenin forcë dhe kurajo partitë politike, të merrnin disa vendime të cilat nuk ishin vendime për Lëvizjen Vetëvendosje, nuk ishin vendime për një parti politike, ishin vendime që do të afektonin të gjithë qytetarët dhe ato vendime ishin mjaft të rëndësishme. nuk ma ka marrë mendja që shkohet deri në atë masë sa të refuzohen marrëveshje ndërkombëtare të cilat afektojnë qytetarë, projekte të rëndësishme të Kosovës mbi 200 milionë, plani i rritjes e ishin disa vendime tjera që ishin gjithsesi të nevojshme, buxheti për Prishtinën, Gjilanin, Zubin Potokun, buxheti për 2026 kishte interpretime të ndryshme, por megjithatë, do të ishte shumë më mirë që të shkonim në zgjedhje pas miratimit, pas këtyre vendimeve që dë të ishim më të sigurtë edhe si shtet edhe si parti politike, por në radhë të parë qytetarët do të ishin më komod, dë të frymonin më lirshëm sa i takon të ardhmes së tyre”, shtoi tutje Dugolli në Kanal10.