Matoshi: Me i thanë Ramush Haradinajt je me Listën Serbe është krim
Komentatori politik, Halil Matoshi në “Politiko” komentoi gjuhën e ashpër të cilën subjektet politike në vendin tonë e përdorin herë pas here, sidomos në fushata zgjedhore e në seanca kuvendare. Matoshi tha se duhet me pasë një antihelm në Kosovë që me përdor kundër gjuhës së urrejtjes ndaj njëri tjetrit, sepse jo të gjithë shqiptarët…
Lajme
Komentatori politik, Halil Matoshi në “Politiko” komentoi gjuhën e ashpër të cilën subjektet politike në vendin tonë e përdorin herë pas here, sidomos në fushata zgjedhore e në seanca kuvendare.
Matoshi tha se duhet me pasë një antihelm në Kosovë që me përdor kundër gjuhës së urrejtjes ndaj njëri tjetrit, sepse jo të gjithë shqiptarët janë me Vuçiqin e me Serbinë.
Ai i doli në mbrojtje edhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt duke thënë se është “krim” që atij ti thuhet se je me Vuçiqin e me Listën Serbe.
“Veç me mujtë tash edhe pak antihelm gjuhës të helmume tashmë, të urrejtjes patologjike ndaj njani-tjetrit, si shqiptar të Kosovës, si qytetar të Republikës, si qytetar të edukum mirë kisha me thanë, sepse nuk janë krejt me Vuçiqin, nuk janë krejt shqiptartë e Kosovës me Radojçiqin, nuk janë krejt shqiptartë e Kosovës me Listën serbska, nuk krejt krejt shqiptartë me interesa anti Kosovë sepse shumica e qatyne që sot sigmatizohen, e kanë mbajtë mbi supe burgun politik, e kanë mbajtë mbi supe lëvizjen paqësore të 90-tave, e kanë mbajtë mbi supe luftën çlirimtare. Ti thujsh Ramush Haradinajt je me Listën Serbe dhe me interesa të Vuçiqit në Kosovë është krim. Është krim moral, politik, juridik në tona aspektet e mundshme”, shtoi tutje Matoshi.