KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale, përjashtim mbetet komuna e Istogut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale për Kuvendet Komunale, të mbajtura më 12 tetor. Mbledhja nisi në orën 15:00, ku kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, paraqiti ndarjen e ulëseve për secilën komunë sipas partive politike pjesëmarrëse, transmeton lajmi.net. Gjatë mbledhjes u bë e ditur se komuna e Istogut mbetet…

Lajme

21/11/2025 15:22

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale për Kuvendet Komunale, të mbajtura më 12 tetor.

Mbledhja nisi në orën 15:00, ku kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, paraqiti ndarjen e ulëseve për secilën komunë sipas partive politike pjesëmarrëse, transmeton lajmi.net.

Gjatë mbledhjes u bë e ditur se komuna e Istogut mbetet e vetmja për të cilën rezultatet nuk mund të certifikohen ende, për shkak të procedurave të papërfunduara.

Certifikimi nuk u mbështet nga anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, i cili deklaroi se nuk do t’i votojë rezultatet në komunat ku ka udhëhequr Lista Serbe. Qëndrim të njëjtë paraqiti edhe anëtari tjetër, Alban Krasniqi./lajmi.net/