Gucati kritik ndaj Haxhiut: Edhe politika ka etikë, fyerjet ndaj UÇK-së janë të papranueshme

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kritikuar ashpër deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, duke thënë se ajo ka fyer ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gucati i bëri këto deklarata gjatë paraqitjes në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, transmeton lajmi.net. Ai tha se ndonëse shumë ish-pjesëtarë të UÇK-së sot janë të angazhuar në…

Lajme

21/11/2025 15:15

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kritikuar ashpër deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, duke thënë se ajo ka fyer ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gucati i bëri këto deklarata gjatë paraqitjes në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, transmeton lajmi.net.

Ai tha se ndonëse shumë ish-pjesëtarë të UÇK-së sot janë të angazhuar në politikë, kjo nuk i jep askujt të drejtë t’i ofendojë ata. “Më vjen keq nga Albulena Haxhiu, pasi rrjedh nga një familje, pasi e dimë që gjyshi i saj Ahmet Haxhiu ka qenë një njeri shumë i madh dhe një person që ka kontribuuar për çështjen kombëtare. Sot del një person mbesa e tij, Albulena Haxhiu dhe bënë fyerje ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, edhe politika e ka një etikë të veten, edhe njeriu e ka një etikë të veten edhe çdo punë e ka një etikë të veten”, u shpreh ai.

Gucati shtoi se fyerjet janë të papranueshme pavarësisht përkatësisë politike të ish-ushtarëve.

“Kështu që Albulena Haxhiu me fyerjet e saj që po bënë, pavarësisht a janë ata në parti të ndryshme në PDK, LDK, AAK apo NISMA. Ne kemi aty pjesëtarë të luftës aty brenda në politike dhe në parlament”, tha ai./lajmi.net/