Faton Peci i jep mbështetje vetes: Guximi nuk na ka munguar kurrë, me VV-në do të korrim fitore më të madhe
Kryetari i partisë Guxo, Faton Peci, ka marrë pjesë sot në takimin e thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani me krerët e partive politike. Pas takimit, Peci deklaroi para mediave se Presidentja kishte kërkuar nga subjektet politike që gjatë ditës të mbahej edhe një seancë e radhës së Kuvendit, me qëllim të shqyrtimit të disa çështjeve…
Lajme
Kryetari i partisë Guxo, Faton Peci, ka marrë pjesë sot në takimin e thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani me krerët e partive politike.
Pas takimit, Peci deklaroi para mediave se Presidentja kishte kërkuar nga subjektet politike që gjatë ditës të mbahej edhe një seancë e radhës së Kuvendit, me qëllim të shqyrtimit të disa çështjeve urgjente që, siç u tha, rrezikojnë t’i lënë pa paga disa kategori të caktuara të qytetarëve, raporton lajmi.net
Sipas Pecit, pavarësisht rëndësisë së temës, nuk ka pasur vullnet politik nga PDK, LDK dhe AAK për të bërë të mundur mbajtjen e kësaj seance.
I pyetur nga gazetarët nëse Guxo ka guxim të garojë e vetme në zgjedhje apo do të shkojë sërish në koalicion me Vetëvendosjen, Peci u shpreh se vendimi ende nuk është marrë, por se guximi nuk ka munguar asnjëherë.
“Neve veç guximi nuk na mungon, as nuk na ka mungu kurrë. Vendosim se si e shohim më të arsyeshme, më racionale dhe me probabilitetin më të madh të fitores, sepse e dimë që bashkë me VV-në do të korrim fitoren më të madhe se atë të 9 shkurtit”, tha ai./Lajmi.net/