Sot mundësia e fundit për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, Murati: Nëse nuk votohen, humbim pakthyeshëm mbi 200 milionë euro
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka shkruar në lidhje me seancën për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat janë në rend dite në seancën e sotme të orës 11:00. Ai ka thënë se nëse sot nuk arrihet të ratifikohen këto marrëveshje ndërkombëtare në Kuvend, mbi 200 milionë euro humbin pakthyeshëm, shkruan lajmi.net. “Nëse…
Lajme
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka shkruar në lidhje me seancën për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat janë në rend dite në seancën e sotme të orës 11:00.
Ai ka thënë se nëse sot nuk arrihet të ratifikohen këto marrëveshje ndërkombëtare në Kuvend, mbi 200 milionë euro humbin pakthyeshëm, shkruan lajmi.net.
“Nëse Kuvendi sot nuk arrin të ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare, atëherë mbi 200 milionë euro humbin pakthyeshëm: 88 milionë nga plani i rritjes i BE-së, dhe mbi 120 milionë euro nga tri marrëveshjet me Bankën Botërore. Për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare nevojiten 80 vota”, ka shkruar Murati në Facebook.
Në këtë seancë, PDK, LDK, AAK dhe NISMA kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë, ndërsa me deputetët e tjerë që mbesin është e pamundur të bëhen 80 vota. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: