Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca njofton se paralajmërohen përmbytje dhe vërshime, bën apel për kujdes
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës ka paralajmëruar se gjatë mbrëmjes së sotme mund të ketë reshje shiu dhe më pas vërshime. Sipas njoftimit të kësaj drejtorie bazuar nga njoftimi i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshtjet e shiut priten të jenë me intensitet mesatar dhe lokalisht të lartë e që do të…
Lajme
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës ka paralajmëruar se gjatë mbrëmjes së sotme mund të ketë reshje shiu dhe më pas vërshime.
Sipas njoftimit të kësaj drejtorie bazuar nga njoftimi i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshtjet e shiut priten të jenë me intensitet mesatar dhe lokalisht të lartë e që do të përfshijnë tërë territorin e vendit.
niveli i rrezikut është portokalli, sasia e reshjeve mund të kalojë 40 l/m²/24h, mund të ketë probleme në qarkullim, rrezik rrëshqitjesh dheu e balte, si dhe rrezik potencial për jetën e njerëzve dhe kafshëve.