Rrotullohet me traktor në lum, vdes një person në Podujevë
Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 14:29 në Podujevë. Një person që po drejtonte traktorin me rimorkio të ngarkuar me pleh organik, ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur në një lum, shkruan lajmi.net. Ai nuk i ka përballuar lëndimeve trupore dhe ka ndërruar jetë, ndersa trupi i pajeta iu është liruar familjarëve. “Podujevë…
Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 14:29 në Podujevë.
Një person që po drejtonte traktorin me rimorkio të ngarkuar me pleh organik, ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur në një lum, shkruan lajmi.net.
Ai nuk i ka përballuar lëndimeve trupore dhe ka ndërruar jetë, ndersa trupi i pajeta iu është liruar familjarëve.
“Podujevë 16.11.2025-14:29. Viktima m/k derisa ka qenë duke drejtuar traktorin me rimorkio të ngarkuar me pleh organik, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge ( rrokullisur) në një lum. I njëjti duke mos u përballuar lëndimeve ka ndërruar jetë, njësit relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë u është liruar familjarëve”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/