Sekuestrohen 116 patentë shoferë për dy javë në kryeqytet
Nga data 3 deri më 16 nëntor 2025, Policia e Kryeqytetit ka zhvilluar një plan të zgjeruar kontrolli në trafik, gjatë të cilit janë shqiptuar gjithsej 1851 gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit. Sipas policisë, ndër shkeljet më të zakonshme janë:235 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes; dhe 31 gjoba për mosrespektim të…
Lajme
Nga data 3 deri më 16 nëntor 2025, Policia e Kryeqytetit ka zhvilluar një plan të zgjeruar kontrolli në trafik, gjatë të cilit janë shqiptuar gjithsej 1851 gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Sipas policisë, ndër shkeljet më të zakonshme janë:235 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes; dhe 31 gjoba për mosrespektim të semaforit.
Përveç gjobave, policia ka sekuestruar edhe 116 patentë shoferi për shkelje të ndryshme që rrezikojnë sigurinë në komunikacion.
Njoftimi i plotë:
Trafiku i Kryeqytetit është duke zbatuar një plan veprimi të fokusuar në parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugët e Prishtinës.
Nga data 03.11.2025 deri më 16.11.2025, në kuadër të këtij plani, njësitë policore kanë shqiptuar gjithsej 1851 gjoba, prej të cilave:
235 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes,31 gjoba për mosrespektim të semaforit.
Po ashtu, për shkelje të ndryshme të rregullave të trafikut, janë sekuestruar 116 patentë shofer.
Policia e Kryeqytetit apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë së përgjithshme. Aktivitetet policore do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve./Lajmi.net/