Parashikimi i motit për sot

Në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditët e fundit, pa ndryshime të theksuara atmosferike. Temperaturat minimale do të variojnë nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 14 deri në 17 gradë Celsius, transmeton lajmi.net. Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë nga…

Lajme

16/11/2025 08:02

Në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditët e fundit, pa ndryshime të theksuara atmosferike.

Temperaturat minimale do të variojnë nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 14 deri në 17 gradë Celsius, transmeton lajmi.net.

Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë, duke mbajtur kështu kushte të qeta dhe të favorshme për aktivitete të jashtme.

Sipas parashikimeve, stabiliteti atmosferik do të vazhdojë edhe në ditët në vijim./lajmi.net/