Alarm për qytetarët: Inflacioni në Kosovë arrin nivelin më të lartë që nga viti 2023

Pas gati dy vitesh ku fjala “inflacion” dominonte diskursin publik për shkak të krizës së paprecedentë të çmimeve, të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës po na rikthejnë ‘deja-vu’ të padëshiruar të krizës. Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit ka arritur në 5.1 përqind në tetor 2025, niveli më i lartë…

Lajme

15/11/2025 20:28

Pas gati dy vitesh ku fjala “inflacion” dominonte diskursin publik për shkak të krizës së paprecedentë të çmimeve, të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës po na rikthejnë ‘deja-vu’ të padëshiruar të krizës. Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit ka arritur në 5.1 përqind në tetor 2025, niveli më i lartë që prej pranverës së vitit 2023, duke sinjalizuar rikthim të presioneve inflacioniste.

Kjo rritje vjen në një kohë kur mesatarja e Bashkimit Evropian sillet rreth 2,4%, ndërsa zona e euros qëndron në vetëm 2,0%, sipas të dhënave të fundit të Eurostat për korrik 2025. Kosova po lëviz në një “klimë çmimesh” gati dyfish më të larta se BE-ja.

Tre raportet e fundit të ASK për IHÇK – për gushtin, shtatorin dhe tetorin 2025 – tregojnë qartë se trendi i inflacionit është kthyer përsëri në rrjedhë serioze negative:

  • Gusht 2025: inflacion vjetor 4,5%, inflacion mujor 0,5%.
  • Shtator 2025: inflacioni vjetor ngjitet rreth 4,7%, ndërsa krahasuar me gushtin çmimet shënojnë një rënie mesatare prej -0,2%ASK+1
  • Tetor 2025: inflacioni vjetor kërceu në 5,1%, ndërsa ai mujor arriti 0,6%.

Pra kemi tre muaj rresht me inflacion mbi 4.5%, duke u ngjitur në 5.1% në tetor, niveli më i lartë që nga vitet 2022-2023 ku norma e inflacionit kishte tejkaluar nivelet historike.

Çka po e ushqen rritjen e çmimeve?

Struktura e inflacionit flet po aq shumë sa vetë përqindjet. Në gusht dhe tetor, ASK ka evidentuar disa kategori që po “shtyjnë” çmimet lart:

Ushqimet dhe pijet joalkoolike, për shembull, kanë shënuar rritje të qëndrueshme dhe të lartë në të tre muajt: 9.3 përqind në gusht, 8.7 përqind në shtator dhe 8.0 përqind në tetor. Edhe pijet alkoolike e duhani, si dhe shërbimet hoteliere, kanë shfaqur rritje të theksuar nga muaji në muaj, transmeton nacionale.

Krahasimi me BE-në

Në të njëjtën periudhë, Bashkimi Evropian lëviz në një realitet krejt tjetër. Sipas Eurostat, inflacioni mesatar i BE-së në muajt kryesorë të vitit 2025 qarkullon në intervalin 2.4–2.6 përqind. Kosova, ndërkohë, qëndron në intervalin 4.5–5.1 përqind – distancë që po zgjerohet.

Viti 2024 solli një farë lehtësimi. Komunikatat mujore të ASK tregonin se inflacioni vjetor kishte rënë në nivele shumë të ulëta, rreth 1–2%, si në gusht 2024 (1,4%) ashtu edhe në muaj të tjerë të vitit. Megjithatë, zbutja rezultoi e përkoshme me vetëm një vit më vonë që pati rikthim të rendit negativ nga 1–2% në fund të 2024-s, në mbi 5% aktualisht, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.