Pejë: Publikohen votat me kusht dhe ato me nevoja të veçanta, Muhaxheri kryeson bindshëm te votat speciale

Në uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar rezultatet e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta për balotazhin e 9 nëntorit në komunën e Pejës. Sipas rezultateve, kandidati i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka siguruar 107 vota nga personat me nevoja të veçanta, ndërsa kandidati i LVV-së, Taulant Kelmendi, ka…

Lajme

15/11/2025 11:24

Në uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar rezultatet e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta për balotazhin e 9 nëntorit në komunën e Pejës.

Sipas rezultateve, kandidati i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka siguruar 107 vota nga personat me nevoja të veçanta, ndërsa kandidati i LVV-së, Taulant Kelmendi, ka marrë 38 vota, raporton lajmi.net

Në kategorinë e votave me kusht, Kelmendi ka siguruar 14 vota, ndërsa Muhaxheri ka marrë vetëm 8./Lajmi.net/