Publikohen votat me kusht dhe ato me nevoja të veçanta: Peci prin te votat me kusht – Tahiri te ato me nevoja të veçanta

Në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhje tashmë janë publikuar rezultatet e numërimit të votave me kusht dhe të atyre të personave me nevoja të veçanta për balotazhin e 9 nëntorit në komunën e Mitrovicës së Jugut. Arian Tahiri i PDK-së nga votat me nevoja të veçanta ka marrë 38 vota, derisa Faton Peci i…

Lajme

15/11/2025 10:53

Në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhje tashmë janë publikuar rezultatet e numërimit të votave me kusht dhe të atyre të personave me nevoja të veçanta për balotazhin e 9 nëntorit në komunën e Mitrovicës së Jugut.

Arian Tahiri i PDK-së nga votat me nevoja të veçanta ka marrë 38 vota, derisa Faton Peci i LVV-së, 26.

Ndërsa sa i përket votave me kusht, Faton Peci i LVV-së ka marrë 70 vota, ndërsa Arian Tahiri i PDK-së vetëm 39./Lajmi.net/