Dedaj: S’besoj që ka deputet që e voton qeverinë e LVV dhe zgjat agoninë e frikëshme të Kosovës

I mandatuari i dytë nga LVV-ja, Glauk Konjufca, ka kohë deri me datën 19 nëntor të sigurojë votat e nevojshme për formimin e Qeverisë dhe deri tani nuk dihet ende nëse ka siguruar vota nga ndonjë deputet individualisht. Në lidhje me këtë çështje ka reaguar ish-ambasadori i Kosovës në RMV, Gjergj Dedaj. Dedaj në reagimin…

Lajme

14/11/2025 19:45

I mandatuari i dytë nga LVV-ja, Glauk Konjufca, ka kohë deri me datën 19 nëntor të sigurojë votat e nevojshme për formimin e Qeverisë dhe deri tani nuk dihet ende nëse ka siguruar vota nga ndonjë deputet individualisht.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar ish-ambasadori i Kosovës në RMV, Gjergj Dedaj.

Dedaj në reagimin e tij shkruan “Nuk besoj që ka tru peshku në kuadër të deputetëve dhe subjekteve ish-opozitare, për të votuar qeverinë e LVV dhe zgjatur agoninè e frikëshme të Kosovës”.