Punëtorët e RTK-së pa rroga, Murati, si gjithmonë, ia lë fajin ish-opozitës: Po e sabotojnë shtetin

Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati ka vendosur që t’ia lë fajin ish-opozitës për çështjen e buxhetit të RTK-së. Murati, që gjithmonë fajet ia gjuan partive tjera, në një postim në Facebook ka thënë se ish-opozita është duke e sabotuar shtetin, transmeton lajmi.net. Postimi i plotë: Qe çka thotë ligji për buxhetin e RTK-së!…

Lajme

13/11/2025 21:17

Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati ka vendosur që t’ia lë fajin ish-opozitës për çështjen e buxhetit të RTK-së.

Murati, që gjithmonë fajet ia gjuan partive tjera, në një postim në Facebook ka thënë se ish-opozita është duke e sabotuar shtetin, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Qe çka thotë ligji për buxhetin e RTK-së!
Krejt çka duhet, është një vendim i Komisionit për Buxhet, të cilin opozita po refuzon ta themelojë.
Dhe jo, nuk është e vërtetë që Komisioni për Buxhet nuk mund të formohet pa u ditur se kush është qeveria e kush është opozita. Ajo vlen për Komisionin për AKI dhe Komisionin për Mbikqyrje të Financave Publike. Prandaj ky arsyetim i opozitës nuk vlen.
Thjesht, opozita ka vendosur ta sabotojë shtetin./lajmi.net/