Zyrtare: Bedri Hamza e shpall kanditaturën për kryetar të PDK-së
Bedri Hamza ka lajmëruar në Facebook se e ka shpallur kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës. Siç kishte lajmëruar lajmi.net, pas dorëheqjes së Memli Krasniqit dje nga pozita e kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza do të kandidonte për të parin e kësaj partie, transmeton lajmi.net. Hamza ishte kandidat për kryeministër nga radhët e…
Lajme
Bedri Hamza ka lajmëruar në Facebook se e ka shpallur kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës.
Siç kishte lajmëruar lajmi.net, pas dorëheqjes së Memli Krasniqit dje nga pozita e kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza do të kandidonte për të parin e kësaj partie, transmeton lajmi.net.
Hamza ishte kandidat për kryeministër nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e shkurtit të këtij viti.
Ai në postimin e tij tha se është koha për një PDK të bashkuar.
“Nga lufta për liri, deri te shtetndërtimi, demokratizimi dhe integrimi, PDK-ja ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës. Me mirënjohje të thellë për themeluesit tanë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Jakup Krasniqin, të cilët uroj të jenë së shpejti mes nesh, unë angazhohem për një PDK që ruan vlerat dhe krijon rrugë për gjeneratat e reja.”, tha ndër të tjera në postimin e tij Hamza.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Të nderuar anëtarë dhe përkrahës të PDK-së,
Sot, me përgjegjësi dhe besim në të ardhmen e partisë sonë, e shpalli kandidaturën time për Kryetar të PDK-së.
Unë besoj se PDK-ja ka forcën për t’u unifikuar, reformuar dhe rikthyer si partia kryesore në vend.
Nga lufta për liri, deri te shtetndërtimi, demokratizimi dhe integrimi, PDK-ja ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës.
Me mirënjohje të thellë për themeluesit tanë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Jakup Krasniqin, të cilët uroj të jenë së shpejti mes nesh, unë angazhohem për një PDK që ruan vlerat dhe krijon rrugë për gjeneratat e reja.
Falënderim i veçantë edhe për dy miqtë e mi, Enver Hoxhajn dhe Memli Krasniqin, për udhëheqjen e tyre me dinjitet në kohë sfidash.
Tani është koha për një PDK të bashkuar, që lufton për drejtësi, zhvillim dhe një Kosovë evropiane.
PDK është familja jonë dhe së bashku do ta hapim kapitullin e ri të fitoreve.
Ju falënderoj të gjithëve për besimin, bashkëpunimin dhe mbështetjen!/lajmi.net/