Hykmete Bajrami: Përmes faturave të energjisë po ndodh vjedhja më e madhe në vend

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj çmimeve të larta të energjisë elektrike, duke e cilësuar situatën si “hajninë më të madhe që ky vend ka përjetuar ndonjëherë”. Ajo thekson se qytetarët po paguajnë për energji 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për shkak të menaxhimit të dobët të Fondit të BRE-ve,…

Lajme

13/11/2025 17:11

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj çmimeve të larta të energjisë elektrike, duke e cilësuar situatën si “hajninë më të madhe që ky vend ka përjetuar ndonjëherë”.

Ajo thekson se qytetarët po paguajnë për energji 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për shkak të menaxhimit të dobët të Fondit të BRE-ve, transmeton lajmi.net.

Në një shkrim të gazetarit Agon Sinanaj, Bazuar në të dhënat e Zyrës Kombëtare të Auditimit, thuhet: “Nga viti 2023, konsumatorët e rrymës në Kosovë e paguajnë tarifën e Fondit të BRE-ve katërfish më shtrenjtë, apo 3.14 euro për megavatë orë, prej 73 cent sa ka qenë në vitin 2022.

Kjo rritje erdhi si rezultat i dështimit të KOSTT-it dhe ZRrE-së në menaxhimin e këtij Fondi dhe favoreve ndaj prodhuesve të energjisë së ripërtëritshme në ‘kurriz’ të konsumatorëve”, citon Bajrami.

Deputetja kritikoi gjithashtu edhe institucionet shtetërore, duke thënë se ata që po e lejojnë këtë vjedhje “e kanë bekimin e Artane Rizvanollit/Albin Kurtit” dhe pyet me ironi: “Militanta a po e cilësojmë patriotizëm edhe këtë?”

Postimi i plotë:

Ju kam thënë edhe më herët që përmes faturave të energjisë elektrike po ndodhë hajnina me e madhe që ky vend ka përjetu ndonjëherë – po vjedhet 24h në ditë, 7 ditë në javë secili qytetar i vendit.
Lexone shkrimin e gazetarit Agon Sinanaj, janë të dhënë të Zyrës Kombëtare të Auditimit.
”Nga viti 2023, konsumatorët e rrymës në Kosovë e paguajnë tarifën e Fondit të BRE-ve katërfish më shtrenjtë, apo 3.14 euro për megavatë orë, prej 73 cent sa ka qenë në vitin 2022. Kjo rritje erdhi si rezultat i dështimit të KOSTT-it dhe ZRrE-së në menaxhimin e këtij Fondi dhe favoreve ndaj prodhuesve të energjisë së ripërtëritshme në “kurriz” të konsumatorëve”, Agon Sinanaj.
Ata që po e mundësojnë dhe po e lejojnë këtë vjedhje e kanë bekimin e Artane Rizvanollit/Albin Kurtit.
Militanta a po e cilësojmë patriotizëm edhe këtë?/lajmi.net/