“I njoh të dy” – Rasimi shfaqet i mavijosur pas rrahjes, i quan ‘besprema’ dhe mohon se i janë thyer dhëmbët
Mbrëmë, Rasim Avdyli, i njohur si “King Rasimi”, është sulmuar fizikisht, duke pësuar lëndime të rënda. Fillimisht, disa media raportuan se sulmi mund të lidhej me ofendimet që ai shpesh bën gjatë transmetimeve të tij “Live” në TikTok. Megjithatë, në një video reagimi, Rasimi iu drejtua sulmuesve duke i quajtur “besprema” dhe mohoi se i…
ShowBiz
Mbrëmë, Rasim Avdyli, i njohur si “King Rasimi”, është sulmuar fizikisht, duke pësuar lëndime të rënda. Fillimisht, disa media raportuan se sulmi mund të lidhej me ofendimet që ai shpesh bën gjatë transmetimeve të tij “Live” në TikTok.
Megjithatë, në një video reagimi, Rasimi iu drejtua sulmuesve duke i quajtur “besprema” dhe mohoi se i ishin thyer dhëmbët gjatë incidentit, duke i treguar të paprekur në kamerë, transmeton lajmi.net.
Ai gjithashtu zbuloi disa detaje të reja për ngjarjen, duke treguar se sulmuesit nuk janë shqiptarë dhe se i njeh të dy personat. Rasimi theksoi vendosmërinë e tij: “Mua nuk mund të më shkatërrojnë dhe nuk i frikësohem askujt!”
Megjithatë, për sa i përket motivit të sulmit, ai pranoi se nuk e di se çfarë ka ndodhur, duke lënë të kuptohet se arsyeja e saktë mbetet e paqartë./lajmi.net/