“Me Italinë do e bëja 100 herë”, Rama për marrëveshjen për emigrantët: Italia mund t’i kërkojë Shqipërisë çfarë të dojë
Kryeministri Edi Rama u pyet gjatë konferencës së përbashkët me homologen italiane, nëse është ‘penduar për marrëveshjen për emigrantët’. Rama tha se të njëjtën gjë do e bënte sërish, por vetëm me Italinë “Me Italinë do e bëja 100 herë edhe pse 100 herë ju do ishit kundër. Me vendet e tjera, kurrë! Sepse ju…
Lajme
Kryeministri Edi Rama u pyet gjatë konferencës së përbashkët me homologen italiane, nëse është ‘penduar për marrëveshjen për emigrantët’.
Rama tha se të njëjtën gjë do e bënte sërish, por vetëm me Italinë
“Me Italinë do e bëja 100 herë edhe pse 100 herë ju do ishit kundër. Me vendet e tjera, kurrë! Sepse ju nuk jeni Italia. Italia mund t’i kërkojë Shqipërisë çfarë i vjen në mendje dhe ne jemi të gatshëm për t’u përgjigjur”-u shpreh Rama./TCh/