Rukiqi: LDK nuk ka votë për asnjë lloj qeverie, po presim të ‘konsumohet’ blerja e kohës nga VV
Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka deklaruar se partia e tij në asnjë rrethanë nuk do të japë votë për formimin e ndonjë qeverie të re. Kështu është shprehur ai gjatë një konference për media, ku u pyet për mundësinë e krijimit të qeverisë “Konjufca 1”, raporton lajmi.net Rukiqi tha se, sipas LDK-së, Lëvizja Vetëvendosje…
Lajme
Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka deklaruar se partia e tij në asnjë rrethanë nuk do të japë votë për formimin e ndonjë qeverie të re.
Kështu është shprehur ai gjatë një konference për media, ku u pyet për mundësinë e krijimit të qeverisë “Konjufca 1”, raporton lajmi.net
Rukiqi tha se, sipas LDK-së, Lëvizja Vetëvendosje po përdor taktikën e “blerjes së kohës”, pa pasur qëllim real për të krijuar shumicë parlamentare.
“Asnjë ftesë të re, në asnjë rrethanë nuk ka votë për asnjë lloj qeverie, e cila tani është një taktikë e re për me kriju, për me ble kohë, por asnjëherë serioze me krijuar shumicë. Siç e kemi thënë prej fillimit, në konstelacionin aktual të parlamentit nuk ka shumicë, dhe përderisa nuk ka shumicë politike dhe s’ka marrëveshje politike, LDK nuk jep votë,” ka deklaruar Rukiqi.
Ai shtoi se LDK pret që kjo fazë të përfundojë sa më shpejt, në mënyrë që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.
“Ne presim sa më shpejt të konsumohet edhe kjo blerje e kohës nga partia e VV-së, dhe ne të kemi datën e zgjedhjeve e të shkojmë në zgjedhje ta masim veten secili,” ka theksuar Rukiqi./Lajmi.net/