Komuna e Prishtinës me shkresë drejtuar Hekuran Muratit: Zhbllokoje buxhetin e Prishtinës

Komuna e Prishtinës i ka dorëzuar sot shkresën e radhës Ministrisë së Financave për zhbllokimin e buxhetit të Kryeqytetit. Nënkryetari i komunës, Shkëmb Manaj shkroi se adresa e vetme e bllokimit të buxhetit të kryeqytetit është Hekuran Murati dhe partia e tij në pushtet. “33 milion euro, prej të cilave rreth 23 milion të hyra…

13/11/2025 15:29

Komuna e Prishtinës i ka dorëzuar sot shkresën e radhës Ministrisë së Financave për zhbllokimin e buxhetit të Kryeqytetit.

Nënkryetari i komunës, Shkëmb Manaj shkroi se adresa e vetme e bllokimit të buxhetit të kryeqytetit është Hekuran Murati dhe partia e tij në pushtet.

“33 milion euro, prej të cilave rreth 23 milion të hyra vetanake dhe 10 milion të grantit qeveritar janë bllokuar nga Hekuran Murati me bashkëpunëtoret e tij në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën”deklaroi Manaj.

Reagimi i plotë:

Adresa e vetme e bllokimit të buxhetit të Prishtinës është Hekuran Murati dhe partia e tij në pushtet. Tjerat çfarë thotë ai në statuse në facebook, janë gënjeshtra të mëdha dhe tentim për ti ikur përgjegjësisë penale. Ai dhe bashkëpunëtoret e tij do të përgjigjen para drejtësisë, derisa e bllokojnë buxhetin e Prishtinës i cili është përfshirë në Ligjin për Ndarjet Buxhetore të vitit 2025.

Sot ia kemi dërguar shkresën e radhës Ministrisë së Financave për zhbllokimin e buxhetit të Kryeqytetit!

33 milion euro, prej të cilave rreth 23 milion të hyra vetanake dhe 10 milion të grantit qeveritar janë bllokuar nga Hekuran Murati me bashkëpunëtoret e tij në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën./Lajmi.net/