Vodhi para, ari e çanta krahu në vlerë 21 mijë euro, Prokuroria në Prizren kërkon caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin

Prokuroria në Prizren ka njoftuar se ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj R.Gj. që dyshohet për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Ai dyshohet se ka hyrë në një banesë dhe i ka marrë 3 mijë euro para të gatshme, ari në vlerë prej 15 mijë euro, çanta krahu në vlerë prej 3 mijë…

Lajme

13/11/2025 14:57

Prokuroria në Prizren ka njoftuar se ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj R.Gj. që dyshohet për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Ai dyshohet se ka hyrë në një banesë dhe i ka marrë 3 mijë euro para të gatshme, ari në vlerë prej 15 mijë euro, çanta krahu në vlerë prej 3 mijë euro.

Sipas kërkesës së prokurorisë “me datë 31.10.2025, rreth orës 23:50, në Prizren, në rrugën “William Wolker”, saktësisht në banesën e të dëmtuarës V.K., i pandehuri R.Gj., pas një planifikimi paraprak, me qëllim që vetes t’i sjell dobi pasurore të kundërligjshme, ia merr pasuritë e të dëmtuarës, në atë mënyrë që, i pandehuri duke shfrytëzuar momentin e volitshëm, pasi që kishte njohuri më herët se e dëmtuara ishte jashtë shtetit, dhe se i kishte siguruar çelësat e derës së hyrjes së banesës, i pandehuri depërton brenda në banesë, e më pas bënë demolime në banesë dhe i merr para të gatshme rreth 3.000 euro, ari në vlerë rreth 15.000 euro, 8 çanta krahu të markave të ndryshme, në vlerë prej 3.000 euro, e më pas largohet nga vendi i ngjarjes pa u vërejtur nga askush, me të cilat veprime të dëmtuarës i ka shkaktuar dëm material në vlerë prej 21.000 euro”.

“Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.”