Ua drejtoi armën policëve derisa po ikte nga ta, arrestohet një person në Istog

Policia e Kosovës në Istog, ka njoftuar se dje derisa një patrullë policore në rroba civile po patrullonin në rrugën ‘Nëna Terezë”, kanë vërejtur një veturë të ndaluar. Ata kanë kërkuar ta kontrollojnë veturën, por i dyshuari ka ikur duke mos respektuar urdhrin e policëve që të ndalet, dhe ka nxjerrë një armë nga brezi…

Lajme

13/11/2025 10:08

Policia e Kosovës në Istog, ka njoftuar se dje derisa një patrullë policore në rroba civile po patrullonin në rrugën ‘Nëna Terezë”, kanë vërejtur një veturë të ndaluar.

Ata kanë kërkuar ta kontrollojnë veturën, por i dyshuari ka ikur duke mos respektuar urdhrin e policëve që të ndalet, dhe ka nxjerrë një armë nga brezi duke ia drejtuar zyrtarëve policorë.

“Zyrtarët policorë kanё nxjerrё armёt zyrtare, me qёllim tё evitimit tё rrezikut pёr veten e tyre dhe qytetarёt, ku tё njëjtit i ёshtё dhёnё urdhёr verbal pёr lёshimin e armёs, me ç’rast ёshtё arritur neutralizimi dhe arrestimi i personit tё dyshuar, ku gjatё arrestimit ёshtё lënduar njёri nga zyrtarët policorë. Nga i dyshuari janё sekuestruar: njё (1) armё zoraki kal 9mm dhe njё karikator i sё njёjtёs armёs. I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje për 48 orё”, thuhet në komunikatën e Policisë. /Lajmi.net/