Durkee flet rreth dhunës në Kosovë: UÇK, nuk kishte zinxhir të konsoliduar komande, Thaçi s’kishte kompetenca për ta ndaluar
Michael Durkee, ish-këshilltari i Wesley Clark, po vazhdon edhe sot dëshminë në Hagë. Durkee, ka folur për dhunën në Kosovë, gjatë viteteve ’98, ’99, ku refugjatët po ktheheshin në shtëpitë e tyre pas dëbimit nga Millosheviqi. “Përcetimi i imii dhe i KFOR-it, ishte që refugjatët që ishin dëbuar nga forcat e Millosheviqit në dimirin e…
Lajme
Michael Durkee, ish-këshilltari i Wesley Clark, po vazhdon edhe sot dëshminë në Hagë.
Durkee, ka folur për dhunën në Kosovë, gjatë viteteve ’98, ’99, ku refugjatët po ktheheshin në shtëpitë e tyre pas dëbimit nga Millosheviqi.
“Përcetimi i imii dhe i KFOR-it, ishte që refugjatët që ishin dëbuar nga forcat e Millosheviqit në dimirin e vitetve ’98, ’99, po ktheheshin në shtëpitë e tyre që ishin shkatërruar, ndaj kishte nivele të ndryshme të shkatërrimit të jetës së tyre shumë prej tyre reaguan me dëshirë për hakmarrje me mëri e inat”, ka thënë Durkee.
Avokatja: Kjo është diçka që është gjetur në nivel lokal nga larja e hesapeve nga gjakmarrjet që shtriheshin kur thoni janë motivuar nga hakmarrja?
Durkee: Nëse e shikoj se çfarë ka ndodhur në pranvere të ’99 veprimtarit nuk kishin të bënin vetëm me kontrollin e qeverisë serbe por edhe paramilitantët dhe në shumë vende, ku banorët serb jepnin info se ku duhej të përqendroheshin forcat serbe kjo është diçka që është dirigjuar nga ministria e punëve të brendshme ndërkaq që shqiptarët po shikonin që po trajtoheshin kështu nga persona që jetonin në rrethana të ngjashme besoj që është e kuptueshme për hakmarrje sepse ndiheshin të tradhtuar nga persona që ishin rritur bashkë.
Durkee: Do ti referohem kanunit traditës së shqiptarëve rëndësisë së nderit personal, kjo thotë se kur një anëtar i familjes ishte sulmuar cenuar nga veprime të një tjetri nga një fshat tjetër apo familje tjetër, familja ndjente se duhej përfshirë të gjithë për një qasje të tillë.
Avokatja: Një pjesë e dhunës sipas jush e kishte origjinën nga kjo situatë?
Durkee: Po nuk besoj se është vetëm mendimi im ishte edhe vlerësimi i KFOR-it dhe UNMIK-ut, njëjtë.
Avokatja: Përshkrimi i dhunës a është pjesë e asaj se si e kuptonin luftën edhe të tjerët, pra kishim vlerësime edhe të shteteve të tjera të NATO-s.?
Drukee: Po ishte një ide e përgjithshme.
Avokatja, lexon shkrimin e Drukee gjatë dhunës që ishte shkaktuar në Kosovë: Udhëheqja e UÇK-së, nuk ishte në gjendje të kontrollonte dhunën, sepse emocionet e popullsisë që ishin zhvendosur ishin aq të forta sa që nuk kishte një zingjir të mirëqenë dhe të fortë, pra kjo ishte vlerësim i juaji personal apo ishte edhe mendimi i shteteve të tjera?
Drukee: Përfundimi se ku jam mbështetur unë për sa i takon shkëmbimit të informatave në shtet anëtare dhe më duhet të them se vlerësimi sa i takon pjesëtarëve të stafit ushtarak dhe komandës dhe info që kisha unë ne kishim këtë përshtypje se nuk kishte një komand solide që duhej të ishte në nivel të lartë në Prishtinë dhe të jepte urdhëra dhe pastaj që do të qonte veprime të caktuara në terren, komandatët e zonave operative kishin autonomi të konsiderueshme dhe ekzistonte vullneti i tyre për të vepruar me kokë të tyre kur ata e mendonin të përshtatshme, nuk kishte një zingjir të konsiliduar në mënyrë të kordinimit të komandës siç kuptohet.
Avokatja: A ka mundur që Thaçi, ta ndalonte dhunën?
Drukee: Nuk kishte kompetenca, nuk kishte autoritet për ta bërë këtë gjë. /Lajmi.net/